Loading...

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhuron paisje për policinë e Kosovës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të dorëzojë 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës sot në ndërtesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Këta kompjuterë do të shpërndahen në 36 stacione policore dhe do të përdoren nga personeli për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve.

Procesi i legalizimit, i iniciuar nga Ministra e Punëve të Brendshme dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, filloi më 17 dhjetor 2018 për një periudhë gjashtë mujore dhe u zgjat për tre muaj deri më 17 shtator 2019.

Vazhdimi i fushatës financohet nga UNDP përmes kontributit të Fondit të Mirëbesimit të OKB-së që Mbështet Bashkëpunimin rreth Rregulloreve për Armët (UNSCAR) dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet për të nxitur dhe forcuar sigurinë publike në Kosovë dhe rajon.

Legalizimi është një nga metodat për zvogëlimin e armëve të paligjshme dhe u jep mundësi qytetarëve që të kenë ligjërisht armë sipas Ligjit të Kosovës për Legjislacion dhe dorëzimin e armëve, municioneve dhe mjeteve eksplozive, i cili është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për armë të zjarrit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar i AVL-ve, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Shërbime Mbështetëse do të nënshkruajë dokumentin e pranim-dorëzimit.

Check Also

Drejtori i American Jewish Committee, David Harris: Ja gjërat e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Izraelit

David Harris, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) ka renditur gjërat e përbashkëta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Loading...