Loading...

Kryeministri bullgar: Kosova është shtet i pavarur, Dacici s’po kupton

Nga Sarajeva rreth Kosovës është deklaruar edhe një herë kryeministri bullgar, Boyko Borissov. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij rreth Kosovës, teksa ka shtuar se nuk e ka të qartë se çka nuk po kupton ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, transmeton Gazeta Metro.


Në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës, Borissov tha se shtetet duhet të diskujtojnë për gjërat që nuk pajtohen.

“Unë nuk e di se çfarë është e paqartë për qëndrimin tim rreth Kosovës. Unë thash atë që mendoj dhe normalisht që duhet të ulemi dhe të diskutojmë në mënyrë që të harmonizojmë atë për të cilat nuk pajtohemi. Edhe ne kemi çështje të hapura me Turqinë, e jo vetëm Beogradi dhe Prishtina, por ne ulemi, takohemi, flasim dhe krijojmë iniciativë dhe aktivitete të ndryshme që çojnë drejtë përparimit”, tha Borissov. 

Siç shkruajnë mediat boshnjake, ai ka theksuar se në vend që të diskutohet se çfarë kontributi do të ketë për rajonin ky organizim, po flitet për çështjen se pse përfaqësuesit e Prishtinës nuk po marrin pjesë në këtë Samit në Jahorina të Sarajevës.

Borissov ka folur edhe rreth taksës 100 përqind, për të cilën ka thënë se duhet të heqet pasi që vetëm në këtë mënyrë vazhdon dialogu.

Kujtojmë se presidenti bullgar ditë më parë deklaroi se Kosova është shtet i pavarur dhe se këtë duhet ta kuptojë edhe ministri i jashtëm spanjoll, Josep Borrell, i cili duhet të respektojë qëndrimin e BE’së për Kosovën, e jo atë të Madridit./gazetametro.net

Check Also

Drejtori i American Jewish Committee, David Harris: Ja gjërat e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Izraelit

David Harris, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) ka renditur gjërat e përbashkëta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Loading...